Autobusi me 25 pasagjerë përplaset në Librazhd

Një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një autobus pasditen e kësaj të premte në qytetin e Librazhdit.

Si pasojë e përplasjes është rrezikuar autobusi me 25 pasagjerë i cili kishte destinacion qytetin e Elbasanit.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në momentin që autobusi po dilte nga terminali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga të rinjtë që po udhëtonte në mjetin ‘Benz’, por pas dërgimit në spitalin e Librazhdit mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se policia në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet paraprake të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit ‘Benz’, stimuluar edhe nga reshjet intensive te shiut që prekën gjatë pasdites qytetin e Librazhdit. /Fax News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?