Automjeti del nga rruga në aksin Burrel-Klos, 5 të plagosur

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në ferra. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos.

Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona të cilët kanë pësuar lëndime në momentin e daljes nga rruga. Fatmirësisht të gjithë personat që ndodheshin në të janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

SHKARKO APP