Autori që plagosi efektivin e policisë, flet Tonin Vocaj: Kujdes, i armatosur dhe me shenja depresioni

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi. Ai tha se Klered Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni.

“Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së Republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç.

Është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”- tha drejtori i policisë së qarkut Tiranë.

Ndërkohë janë rritur në maksimum shërbimet policore në kryeqytet dhe në daljet e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

SHKARKO APP