Aventura treditore e Vajzës mbaroi me bukuri, spektakël dhe pak rrezik që rriti adrenalinën
Për tre ditë e netë me radhë u zhvillua “Vajzëfest2023” në fshatin Vajzë të Vlorës. Ishte si një endërr vere, ku gjithçka u harmonizua nga organizatorët në mënyrën më përfekte të mundshme.
Ishin me qindra turistë dhe të ftuar, njerëz të artit dhe figura publike.
Krahas festivalit te filmit e teatrit nuk munguan as hiking.
Dita e shtunë ka qenë një ditë fantastike. Të apasionuarit për natyrën ju drejtuan kanionit dhe ujevarës së Rasalit në Velçë që është në kufi me Vajzën (fshat). Aty adrenalina shkoi në kulm, ishte bukuri dhe rrezik, por në fund aventurë e këndshme.
“Ishte aventurë e bukur, por pak e rrezikshme” –na thotë një jurist i njohur nga Strasburgu.
Në të vertetë Vajza ka diçka të bukur, jo nisur nga emri, por nga bukuritë e natyrës dhe shpirti i banorëve të zonës.
Sido të jetë “Vajzëfest2023” mbaroi. Tani janë duke shikuar nga viti i ardhshëm për ta kthyer në qendrën e jugut për aktivitete dhe gjallëri.