Avioni i drogës në Ishëm përplas Prokurori-Ushtri. FA: Nuk kemi mjete për ta çmontuar

Avioni i rrëzuar në Ishëm, që drejtohej nga piloti italian Guido Guidit ka shkaktuar përplasje qëndrimesh mes Prokurorisë dhe Ushtrisë.

Mediat mësojnë se organi i akuzës ka kërkuar lëvizjen e avionit të rrëzuar në afërsi të fshatit Gotull.

Në pretendimet e tij Shtabi i FA-ve pohon se avioni, i cili dyshohet se përdorej për transport të lëndëve narkotike, nuk mund të lëviz, pasi mungon personeli teknik për çmontimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Ushtria thekson ndër të tjera se lëvizja e avionit mund të bëhet vetëm me kamion Iveco dhe vetëm kur moti të jetë i mirë. “Duhet të çmontohen krahët dhe bishti i avionit”, shprehet në qëndrimin e saj Shtabi i FA-ve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avioni ‘Piper Pa-32 Saratoga’ që ngeci në grykëderdhjen e Ishmit rreth 3 muaj më parë drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili sipas burimeve të pakonfirmuara thuhet se kishte pranuar një kontratë prej 20 mijë euro për të transportuar 200 kg marijuane.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?