Avioni me drogë/ La 10 mijë euro garanci, ikën nga Shqipëria piloti italian Guido Guidi

Në foto: Avioni i rrëzuar sot në Ishëm
Piloti italian që drejtonte avionin me drogë të rrëzuar në Ishëm, Guido Guidi është larguar nga Shqipëria. Thuhet se ai u largua nga Tirana në rrugë ajrore për një trajtim mjekësor.
Guidi fitoi të drejtën për t’u larohuar nga Shqipëria, por me kushtin që sa herë ta thërrasin autoritetet hetimore ai të paraqitet para tyre.
Ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e ndalimit garanci pasurore prej 10 mijë euro ndaj pilotit Guidi, derisa hetimet ndaj tij të përfundojnë.
Që do të thotë pilotit italian me vendim gjykate i është kthyer pasaporta megjithëse nëse e thërret prokuroria ai duhet ta paraqitet pranë këtij organi.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh si masë ndaluese ndaj pilotit italian Guido Guidi nën hetim prej pesë muajsh për dyshimet e trafikut të drogës të ngelur në tentative. Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë, e cila po kryen veprime hetimore për të zbardhur shkaqet e fluturimit nga Italia në Ishëm të avionit “Piper” mesin e shtatorit 2016.

