Avokat Ngjela: Alda Klosi nuk ka kryer vepër penale, thjeshtë vepër administrative

Avokat Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”. Ai u pyet në lidhje me paratë e gjetura te shtëpia e pastrueses së famshme e cila mori 540 mijë euro në shtëpitë e zyrtarëve ku pastronte si sanitare.

Ngjela tha se zyrtarja Alda Klosi është e justifikuar, pasi ajo nuk ka kryer vepër penale duke mos deklaruar paratë.

Në lidhje me pyetjen nëse kjo çështje mund të shkojë në SPAK, Ngjela tha se vetëm nëse është krim i organizuar, atëherë mund të shkojë tek Prokuroria e Posaçme.

“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen, është e jotja. Kur i del pronari është problem.

Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhanë. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5 mijë, i dhashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo”, deklaroi Ngjela.

SHKARKO APP