Avokati: Ja pse ishin në banesën e gjyqtarit 300 milionë lekë

Pak pasi ka përfunduar seanca e parë për gjyqtarin Shkëlqim Miri, ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” ka folur për gazetarët avokati i tij, Ardian Visha.

Ai ka sqaruar median se kjo masë sigurie është e padrejtë dhe se paratë e gjetura nga policia në dhomën e gjumit, në apartamentin e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Tiranë janë të justifikuara.

Sipas avokatit Visha, paratë në lekë ishin të tijat dhe i kishte mbledhur nga kursimet (mbi 10 milionë lekë), ndërsa rreth 180 mijë euro dhe 1 mijë dollarë ishin të një të afërmi të tij të largët me të cilin do të kryente një veprim kontrator, të provuar edhe nga noterja, por u mbajtën në banesë pasi u pa e domosdoshme për ti përdorur për arsye shëndetësore të gruas së gjyqtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?