Avokatja e Fjolla Morinës: Armë zjarri por klasifikohet si “e parrezikshme”, kurse shtatzënia…
Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka folur pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, ku tha se ekspertiza balistike ka vërtetuar se arma që kishte në çantë këngëtarja ishte armë zjarri, por ajo shkon përtej duke e klasifikuar atë si “të parrezikshme”. Duke u ndalur tek shtatzënia, ajo theksoi se në vizitën e parë, mjeku nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse ishte në një pritje të ëmbël, e për pasoi iu nënshtrua dhe dy kontrolleve të tjera që rezultoi se nuk ishte e vërtetë.
“”Arrest me burg” për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga dy mjekë rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve. Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në ”arrest shtëpie”. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit”, ka thënë avokatja.