“Ba më ka kap policia…”, zbardhen bisedat e Orest Sotës me të atin

Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për biznesmenin e ndaluar në Elbasan më 1 nëntor. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, atij iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Në seancën e sotme, u paraqitën prova të tjera për rastin, si dhe biseda të përgjuara.

Mes materialeve të vëna në dispozicion të Gjykatës ditën e sotme, ishte edhe biseda që Orest Sota ka zhvilluar me babain e tij në momentin që është ndaluar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një bisedë të zhvilluar në “What’s up”, biznesmeni Lefter Sota i kërkon të birit të shkojë tek Metalurgjiku, por vetëm disa minuta më pas ai e njofton se është ndaluar nga policia. Panorama

Swiss Digital Mobile Reklama

E diel 29 tetor
Biznesmeni Sota: Ba si je, ku je?

E mërkurë, 1 nëntor
Biznesmeni Sota: Po vjen?
O.Sota: Po. Ku je ti në zyrë?
Biznesmeni Sota: Po. 069xxxxxxx Jusuf. Shko në Metalurgji
O.Sota: Ok.
Biznesmeni Sota: Ba …
O.Sota: Më ka kap policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?