Babë e bir me koronavirus, Silva Bino: Kemi gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet me të infektuarit
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se iu janë marrë mostrat të gjithë personave, që kanë pasur kontakte të ngushta me dy të infektuarit me koronavirus, por edhe atyre me kontakte më të largëta.
Gjatë konferencës për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë, Bino ta se gjatë natës së kaluar janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta me babë e bir të infektuar, ndërsa sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte të tjera.
“Janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta që mbrëmë në darkë. Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve janë marrë mostrat, që janë në proces. Sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar dhe nga ana tjetër po iu merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta, por edhe ato më të largëta. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar shumë korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve. Janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme”, tha Bino.
Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.
Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet
VENDIMET
1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura
3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Janë rritur ndjeshëm thirrjet nga qytetarët, 751 vetëm për koronavirusin
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë të ditur se në Shqipëri janë rritur ndjeshëm thirrjet për ndihmë apo shërbim shëndetësor duke theksuar se 751 thirrje janë vetëm për koronavirusin. Po ashtu ai ka sqaruar edhe rastin me pacientin e parë me koronavirus ku ka thënë se ai u skedua pa iu bërë analizat, pas konfirmimit ai u transportua në kushtet e mbrojtjes tek Spitali Infektiv në Tiranë.
“Të gjitha skedat dhe rastin në fjalë ishin të skeduara. Ne jemi tre institucione që bashkëpunojmë. Rasti ishte i skeduar, ishte marrë tamponi. Ne bëmë ekipin gati në moment dhe pacienti në kushtet e mbrojtjes u transportua tek Spitali Infektiv. 751 thirrje vetëm për koronavirusin. Qytetarët të ndjekin këshillat e mjekëve. Për fatin e mirë 80% e rasteve nuk kanë nevojë për trajtim siç i trajton bota. Nëse kanë simptoma të rënda do i dërgojmë në spitale”- tha Skënder Brataj.
Lexoni edhe
Kryeministri: Mbyllen shkollat, bllokohen linjat ajrore dhe tragetet me Italinë
Koronavirusi/ FSHF kërkon zhvillimin e ndeshjeve të sotme pa tifozë
Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus, e ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit t’u kërkojë autoriteteve zhvillimin e ndeshjeve të sotme pa tifozë. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar për zhvillimin ose jo të ndeshjeve. Ju kujtojmë se sot, ndeshjet e programuara për t’u luajtur janë Skënderbeu-Kukësi, Vllaznia-Partizani, saktësisht në orën 18:00.