Balla për patronazhistët: Edhe Trump i përdori për të fituar zgjedhjet

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës në Kuvend, tha se patronazhistët e Partisë Socialiste do të jenë prezentë edhe në zgjedhjet e ardhshme teksa i drejtohej opozitës.

Sipas tij, patronazhistët janë përdorur edhe në Shtetet e Bashkuara, teksa tha se sipas tij Donald Trump arriti të fitojë zgjedhjet sepse “patronazhistët e tij ishin më të zotë se ata të Joe Biden”.

“Sa ju përmendim patronazhistët ju hyn frika juve, aty do i keni prapë, edhe në 11 maj. Për dikë që di si bëhen fushatat elektorale, edhe në SHBA patronazhistët e Trump ishin më të zotë se ata të Biden. 4 vite më parë Biden fitoi se kishte patronazhistë më të mirë”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?