Banda e Habilajve – Seiti përgjegjësi i zbarkimit të drogës 20 mln euroshe në Itali

Ndërsa në Gjykatën e Katanjës pritej të niste seanca e parë gjyqësore ndaj grupit të Habilajve  policia financiare italiane  zbulon detaje të reja lidhur me bandën e Habilajve.

Flitet për një dokument ku tregohen arsyet e arrestimit të Nezar Seitit pak ditë më parë në Shqipëri, i konsideruar si një prej anëtarëve të kësaj bande të shpallur në kërkim.

Ndaj 40 vjeçarit ishte firmosur një urdhër arrest ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nezar Seiti konsiderohet se kishte një rol mjaft të rëndësishëm në grupin e Habilajve për rolin e tij si pikë referuese për logjistikën, dhe përgjegjës i zbarkimeve në Itali  të lëndës narkotike nga Shqipëria.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizuesi kryesor i trafikut fitimprurës konsiderohet Moisi Habilaj (datëlindja 1978),  bashkëpunëtorët e tij Maridian Sulaj (Datëlindja 1988) e Fatmir Minaj (1962) të arrestuar në Raguzë më 14 tetor 2017.

Me anë të kësaj komunikate Financa e Katanias informon se ndaj anëtarëve të grupit italo-shqiptar të arrestuar më datë 14 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa dei venti” rëndon dhe ngarkesa e 4000 kg të tjera marijuanë e sekuestruar gjatë operacionit të arrestimit në Shqipëri të Nezar Seitit.

“Materialet hetimore të bazuar në përgjimet telefonike, ambientale e në video të kryera përgjatë fazës së parë të këtij operacioni kanë vërtetuar trafikimin e rreth 3500 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, me një vlerë përfitimi prej 20 milionë euro. Droga trafikohej kryesisht në rajonin e Sicilisë në komunat Raguza, Sirakuza e Palermo.”

Gjithashtu kjo bandë e strukturuar krimminale ku çdo anëtar kishte një rol të përcaktuar mirë akuzohet dhe për trafikim armësh nga Shqipëria drejt Italisë.
Ende ne kerkim

Polcia italiane ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 3 anëtarë e tjerë të bandës Ata janë shtetasit

Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11/10/1980
Armando Sulaj , vëllai i Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri ma 12/05/1984
Tigrens Mezuraj lindur në Shqipëri më 29/07/1994

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?