Banda e romëve italianë tentojnë të vrasin katër shqiptarë
Gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Tor Vergata të Romës një bandë e përbërë nga 3 shtetas italianë ka shkaktuar panik në qytet duke qëlluar shumë herë më armë zjarri ndaj 4 të rinjve shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur në një bar në rrugën Mossumeli e mendohet se shkaku ka qënë një grindje banale mes dy grupeve.
Për fat 4 të rinjtë shqiptarë kamë mundur të shpëtojnë duke u fshehur në ambientet e brendshme të lokalit. Ndërsa grupi i romëve menjëherë pas ngjarjes është larguar në bordin e një automjeti të tipit Nissan Micra.
Falë dëshmive të shqiptarëve, të banorëve të zonës e telekamerave të rrugës, Policia italiane e Repartit Roma Tor Vergata e Roma Frascati ka mundur të arrestoj brenda pak orëve përgjegjësit e kësaj ngjarje.
Ata janë 3 shtetas italianë me origjinë rome e të moshës 58, 23 e 31 vjec. Akuza ndaj tyrre është tentativë vrasje. Arrestimi u krye në banesën e tyer në një kamp romësh, në lagjen Torre Nova në Romë.
Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur gjithashtu se banda e romëve, janë protagonistë të një tjetër ngjarje të rëndë. Pak para se të arrestoheshin kanë qëlluar me armë në një nga daljet e unazës së qytetit një person i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Për fat plumbat kanë goditur vetëm parafrangën e makinës.

