Banka Botërore: Shqipëria, edhe 10 vjet për të mundur mjerimin

Lajme aspak të mira vijnënë kohë festash për Shqipërinë. Banka Botërore, së fundmi ka vlerësuar se Shqipëria do të paktën dhe 10 vjet të tjera, për të zhdukur varfërinë ekstreme. Janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë, thkeson raporti.

Standardi ndërkombëtar për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person. Por, kjo shifër është e shprehur sipas standardit të fuqisë blerëse. Nëse kthehet në vlerë leku, në Shqipëri asaj i korrenspondon shifra 120 lekë në ditë.

Ekspertët e bankës tregojnë se për të zhdukur përfundimisht mjerimin, Shqipërisë do t’i duhet të paktën një dekadë me rritje ekonomike rreth 4%, e cila të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjitha shtresat e popullsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria është një vend me të ardhura të ulëta, ku një pjesë e madhe e popullisë, edhe pse nuk figuron nën nivelin e varfërisë, i ka të ardhurat vetëm pak mbi këtë nivel. Kjo shpjegon edhe faktin se pse mbi 45% e popullsisë shqiptare aktualisht jeton me më pak se 5 dollarë në ditë sipas standardit të fuqisë blerëse, që në Shqipëri përkthehet më pak se 325 lekë në ditë për person”, thuhet në raport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?