Banka Botërore: Shqipëria i rezistoi mirë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, por duhet të shkohet përtej shifrave makro
Shqipëria i rezistoi mirë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, por për Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, e rëndësishme është të shkohet përtej shifrave makro.
“Treguesit makroekonomikë japin, në rastin më të mirë, një pasqyrë shumë të përgjithshme të situatës. Nga njëra anë po, është mirë të shohim këto tendenca pozitive makroekonomike, por, nga ana tjetër, ne e dimë se ka pasur ndikim të lartë në sigurimin e jetesës dhe se ka shumë njerëz që kanë vuajtur këto kohë të vështira”, thotë ai në një intervistë për “Monitor”.
Z. Salinas shton se sidomos pas pandemisë, është e vështirë të parashikosh të ardhmen, ndërsa bën thirrje që të gjithë duhet të tregohemi të përgjegjshëm në këtë situatë. Ai është skeptik edhe për efikasitetin e projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PBB) në Shqipëri.