Banorët e fshatit i bëjnë “naftën” zgjedhjeve, asnjë nuk shkon të votojë
Banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në bashkinë Gramsh kanë vendosur të mos votojnë në mënyrë që të bojkotojnë procesin zgjedhor..
Bëhet e ditur se janë rreth 200 votues në këtë fshat të cilët edhe pse është hapur qendra e votimit, asnjë prej tyre nuk ka hyrë në brendësi për të votuar.
Lajmin e konfirmon edhe kryetari i KZAZ në Gramsh i cili deklaron se qendra është hapur normalisht, komisionerët janë paraqitur por asnjë votues nuk ka hyrë brenda të votojë.
Ata janë përreth qendrës por nuk do të votojnë. Një prej banorëve deklaron se arsyeja është mungesa totale e investimeve në këtë zonë.

