Banorët e Mbrostarit nuk ndalin protestën, sot dita e pestë

Banorët e Mbrostarit protestojnë sërish sot paradite për ndërtimin e impiantit të mbetjeve.

Protesta po zhvillohet anës rrugës nacionale Fier – Lushnje, por mediat lokale  informojne se ka dhe prani të forcave të policisë.

Kjo është dita e pestë e protestës

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje banorët e Mbrostarit u përplasën me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, gjatë mbledhjes së thirrur për të diskutuar mbi ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të revoltuar, banorët u shprehën kundër këtij vendimi, ndërsa për një moment u desh edhe ndërhyrja e policisë për t’i nxjerrë ata jashtë ambienteve të bashkisë Fier.

Protesta vijoi edhe jashtë dyerve të bashkisë, ku në shenjë revolte, banorët u shtrinë në tokë.

Një prej protestuesve akuzoi kryebashkiakun Subashi se i kishte prerë në besë pasi e kishte marrë vendimin për ndërtimin e impiantit të mbetjeve.

Protesta e banorëve vijon prej ditësh, madje në shumë raste kanë bllokuar edhe rrugët kryesore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?