Banorët financojnë vetë 11.5 km rrugë malore për Curraj të Epërm, vendi i Eposit të Kreshnikëve

Nga Dr. Mhill Gecaj

Kryetar i Shoqates Nikaj Merturi

Curraj Eperm vendi i Eposit të kreshnikëve tashmë pas pak ditësh do shkelet për herë të parë nga makina, pra për herë të parë që nga banimi i tij i hershëm qindra e qindra vjeçar, shkon rruga automobikistike

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti unikal në Shqipëri dhe me sa di unë edhe në Europë që vetë komuniteti financon hapjen e rrugës automobikistike, jo pak por 11.5 km rrugë përmes maleve e luginave dhe duke kapërcyer qafa të vështira. Kjo punë padyshim nën kujdesin e Bashkisë Tropojë dhe Njësisë Administrative Nikaj-Merturi (Lekbibaj) dhe Shoqates Nikaj-Merturi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Curraj Epërm, kjo perlë e Alpeve Shqiptare e pa krahasueshme me asnjë vend në Shqipëri për nga bukuritë, bimesia, kanionet, ujvarat, shpellat te pa eksploruara deri sot që aplinistët dhe arkeologët italianë deri tani kanë arritur në 6,5 km gjatësi nëntokë duke kërkuar dhe akoma nuk i kanë dalë në fund, me dy lumenj të pastër si kristali me troften pikaloshe, me kishe me emër, me shtëpi karakteristike alpine dy -tre katshe.

Me burra që kanë lanë gjurmë në historinë e Shqipërisë, ky vend që nuk u shkel kurrë nga pushtuesit duke ruajtur besimin në Zot dhe fenë katolike, me një pasuri të rrallë dhe unike për nga intelektualët dhe arsimimi i tyre në të gjitha fushat. Por i lenë në harresë përsa i përket infrastukturës dhe komunikacionit si nga rregjimi totalitar komunist ashtu dhe në 28 vite demokraci duke e detyruar këtë popull të braktisë këtë fshat me bukuri magjepse dhe të boshatiset pothuajse krejt në këto vite,

Tashmë janë vetë burrat, djemtë bijtë dhe bijat e Curraj Eperm që marrin fatin e këtij fshati në dorë duke hapur 11.5 km rrugë të re që nuk ka ekzistuar kurrë dhe për ta  bërë në pak vite një atraksion të madh turistik që do ta kenë lakmi shumë të tjerë. Edhe në këto vite ky fshat edhe pse pa rrugë, pa telefoni, pa energji është vizituar nga qindra e qindra turistë huaj kryesisht polak, çek dhe shumë vende të tjera.

Një falenderim për gjithë komunitetin e Curraj Eperm dhe Nikaj Merturit, për financimin dhe mbështetjen.

Një falenderim për Bashkinë Tropojë dhe kryetarin Besnik Dushaj, deputetin Isuf Çelaj , prefektin e Qarkut Kukës Zenel Çela dhe administratorin Nikaj-Mertur Gjovalin Gjeloshaj

Zoti e bekoftë Krahinen e Nikaj-Merturit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?