Banorët në alarm/ Zjarri pushton papafingon e Presidentit të Partizanit (FOTO)

Zjarri i fuqishëm që përfshiu një papafingo sipër katit të dhjetë të një pallati në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, sipas informaconit të fundt është mundur të shuhet dhe nuk janë rregjistuar viktima por vetëm dëme materiale.

Mësohet se ndërtesa është në pronësi të presidentit të “Partizanit”, Gaz Demi, i cili e përdor atë edhe për palestër.

Fatmirësisht flakët kanë përfshirë vetëm pjesën e papafingos në katin e fundit dhe nuk janë shtrirë në katet e poshtme të pallatit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët nuk kanë shqetësuar vetëm banorët e zonës aty pranë, por gjithë Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qënë se zjarri ka rënë në një lartësi të konsiderueshme, flakët dhe tymi janë fotografuar nga qytetarë të shumtë të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, kurse policia po bën evakuimin e banorëve. Raportohet vetëm për dëme materiale.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=P-qBzfPlMQM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

88888 foto-121

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?