Banorët “rrëmbejnë” të arrestuarin, zbulohen fotot e të riut

Personi që shihni në foto është 26­-vjeçari Ermir Idrizllari, i cili u arratis me pranga në duar nga fugoni i policisë në Sarandë. Skenar ideal për film aksion. Dy efektivë që po shoqëronin një trafikant të arrestuar me 22 kg kanabis, ndaj tyre u ushtrua dhunë.

Por skandali thellohet me arratisjen e 26-vjeçarin Ermir Idrizllari pas aksionit anti-kanabis. Idrizllari nuk ka vepruar i vetëm, pasi u ndihmua nga bashkëfshatarët e tij.

Teksa efektivët që ishin në operacion po kryenin kontrolle në disa banesa, disa të njohur të 26-vjeçarit i janë afruar fugonit të policisë duke sulmuar dy policët që po ruanin të arrestuarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë shpëtuar 26-vjeçarin edhe pse ai ishte me pranga në duar, arriti tu largonte. Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit pasi ka rezultuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre efektivët kanë ndikuar në arratisjen me pranga të 26-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?