Basha: Nesër në protesta që do shtrihen kudo
Kryetari i PD-së tha se Edi Rama pasi privatizoi policinë dhe prokurorinë tani privatizoi dhe gjykatat.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës e cila la në arrest me burg 11 protestues nga 23 që u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit, Basha pati një prononcim për median.
Arrestohet Lulzim Popa invalid ndërsa lihet i lirë Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ka privatizuar prokurinë e cila nuk çoi një dhunues të protestuese në Gjykatë. Tani privatizoi edhe gjykatën.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.
Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, sipërmarrësit, në Bradashesh, Milot, Vorë dhe në Çermë . Opozita do të jetë në krah të qytetarëve që do të protestojnë nesër për të gjithë padrejtësitë. Të jemi të bashkuar për ti dhënë fund diktaturës së Edi Ramës.

