Momenti i veçantë në lamtumirën e Messit, arbitri i dhuron kartonët e verdhë dhe të kuq

Lionel Messi përjetoi një mbrëmje të paharrueshme në ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren e Argjentinës, por një nga momentet më të veçanta erdhi pas përfundimit të takimit me Beninin.

Argjentina triumfoi 3-0 në Buenos Aires, ndërsa Messi ishte protagonist me një gol nga pika e bardhë dhe dy asistime. Pas vërshëllimës së fundit, ylli argjentinas u rrethua nga shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, të cilët e përshëndetën dhe e uruan për karrierën e tij me kombëtaren.

Por një gjest i pazakontë erdhi nga arbitri kilian Fernando Vejar. Gjyqtari iu afrua Messit, e përshëndeti me një shtrëngim duarsh dhe një buzëqeshje, përpara se t’i bënte një dhuratë mjaft të veçantë. Vejar i dorëzoi kapitenit argjentinas kartonët e verdhë dhe të kuq që përdor gjatë ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një moment që menjëherë tërhoqi vëmendjen, veçanërisht për faktin se bëhej fjalë për ndeshjen e fundit të Messit me fanellën e Argjentinës. Mbetet për t’u parë nëse tetë herë fituesi i “Topit të Artë” do t’i ruajë kartonët si një kujtim nga kjo mbrëmje speciale, e cila shënoi fundin e një epoke të jashtëzakonshme me kombëtaren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Messi e mbylli aventurën ndërkombëtare me një tjetër paraqitje vendimtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në të tre golat e Argjentinës në fitoren 3-0 ndaj Beninit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?