Basha: Qeveria të rishikojë buxhetin e shtetit. Të pezullohen koncesionet e 10 oligarkëve të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se plani i masave ekonomike të propozuara nga PD për të përballuar koronavirusin është i përballueshëm nga buxheti i shtetit. Basha thotë se për të kompensuar dhe ndihmuar biznesin dhe familjet në nevojë mjafton të anulohen koncesionet që kapin vlerën e 120 milion eurove dhe më pas të rishihen nga buxheti për t’i ardhur në ndihmë tre kategorive shëndetësisë, ndihmës sociale, ekonomisë.

Plani ynë është me parimin e zbatueshmërisë dhe parimi tjetër është që mos propozojmë asgjë që nuk do e merrnim ne nëse do ishim në qeveri. Është i kostuar dhe i vendosur. Nuk kemi qindra miliardë euro por ne duhet të japim të paktën po aq në shëndetësi, ndihmës sociale dhe ekonomi në përqindjen e ekonomisë shqiptare. Nëse shtetet e tjera po japin 15- 17 përqind të buxhetit ne nuk mund të rrimë në 0.003 Thirrja jonë ka qenë që të zbatohen urgjentisht, sepse koha kushton. Masat tona janë kushtuar dhe me mundësitë e buhetitn të shtetit”,- tha Basha në një intervistë për “News 24”.

Basha tha se situata kërkon përgjigje emergjente dhe duke ndihmuar shtresat sociale më në nevojë. “Kur flasim për biznesin dhe ndihmën që i duhet dhënë të punësuarve që mund të mos kenë mundësi të marrin pagën për shkak të abuzivizmit. Çfarë kemi propozuar që të gjithë këtyre ditëve, ti japë 300 euro në muaj. Kostot e kësaj mase është 20- 25 milion euro në muaj. Është e përballueshme. Në Astir 20 milion euro bën 1 km rrugë. Le të lënë atë rrugë dhe të përfitojnë 1000 mijë të punësuar. Apo dhe masa për ata që punojnë në operatorët ekonomikë. Kemi propozuar për bizneset që qeveria të mbulojë pagën minimale”,- tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së tha se reagimet e kryeministrit kanë qenë kontradiktore dhe nuk tregojnë asnjë sinjal se prioritet i tij është zgjidhja e problemeve. “Qeveria ka refuzuar madje kam dëgjuar edhe reagime kontradiktore. Pra kostoja do të shkojë 45- 50 milion euro në muaj. Pjesën tjetër të fondeve e kemi planifikuar dhe kostuar për familjet në nevojë, pë r të moshuarit, ata që janë në pamundësi ekonomike dhe ata që u goditën nga tërmeti. Shuma prej 50- 60 milion euro do të ishte mëse e mjaftueshme për 2 muaj. Kjo është 120 milion euro që do I marrin 10 oligarkë. Pra menjëherë të bëhen dhe kontratat koncesionare të anulohen dhe të rishikohen në mbështetje të këtyre tre kategorive. Ne e kemi sot të pamundur për të parë deri kur do vijojë kjo situatë ”- tha Basha.

Lexoni edhe

Arrin në 59 numri i të prekurve nga koronavirusi. 4 raste të reja sot

2 viktima nga COVID-19, humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja

Situatë e rëndë në Itali, 475 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Koronavirusi prek 157 shtete, 203 mijë të infektuar dhe 8 205 viktima

The Guardian: Si përhapet koronavirusi në mes të grup moshave

Kim Mehmeti: Mëmëdheun tim e rrezikon virusi i quajtur ‘Rilindja’ e Piktorit!

SHKARKO APP