Basha: Rama çfarë e thotë në drekë nuk e thotë në darkë! Ai punon për oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave që Edi Rama bëri në adresë të opozitës. Kreu i PD-së shprehet se kërkesat e opozitës kanë për bazë vetëm ndihmën ndaj qytetarëve që janë më të prekur nga pandemia e koronavirusit. Ndërsa shton se Edi Rama atë që deklaron në mëngjes e ndryshon në darkë.

“Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Çfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve”,- shprehet kreu i PD-së.

Basha shton se “për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve”.

Në emër të opozitës, Basha shprehet se qeveria duhet të anulojë menjëherë koncesionet dhe të rialokojë buxhetin.

“‪Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!”,- deklaron kryetari i Partisë Demokratike.

SHKARKO APP