Bashkëkryetarët e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri takohen në Tiranë

Për herë të parë që nga viti 2013, në Tiranë u zhvillua një takim pune midis Bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor: Zv. Ministrit të Parë të Drejtësisë së Federatës Ruse, Sergej Gerasimov, dhe Zv.Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Adela Karapici. Në bisedime të mbajtura më 4 prill morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet. Gjatë takimit palët trajtuan një gamë të gjerë çështjesh, duke demonstruar një angazhim të përbashkët për të rigjallëruar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe përmirësuar kuadrin ligjor të bashkëpunimit bilateral. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për sesionin e radhës të Komisionit Ndërqeveritar dhe zhvillimin e një forumi biznesi në kuadër të këtij eventi.

Gerasimov dhe Karapici evidentuan një potencial të madh të pashfrytëzuar të bashkëpunimit dypalësh, duke shprehur një mendim të përbashkët se masat kufizuese reciproke që janë akoma në fuqi (sanksionet e BE-së të mbështetura nga Shqipëria dhe kundërmasat e vendosura nga autoritetet ruse) vazhdojnë të pengojnë shkëmbime të mirëfillta tregtare midis dy vendeve. Ndër fushat më me interes për bashkëpunim u përmendën energjia, turizmi, infrastruktura, kultura dhe arsimi. Gerasimov përcolli gatishmërinë e kompanive të mëdha ruse për të vendosur kontakte të qëndrueshme me partnerët shqiptarë në fushanga më të ndryshmet. Nga ana e saj Karapici theksoi rëndësinë e thithjes së investimeve ruse në ekonominë e Shqipërisë, duke specifikuar veçanërisht sektorin e turizmit. Bashkëkryetarët e vlerësuan shumë lart takimin e Tiranës, duke e cilësuar si një hap kyç në rrugën e intensifikimit të lidhjeve Rusi-Shqipëri dhe rifillimit të funksionimit të Komisionit Ndërqeveritar si mekanizëm kryesor i bashkëpunimit të suksesshëm. U ra dakord për të vijuar kontakte me qëllim hartimin e axhendës së sesionit të ardhshëm të VII-të të Komisionit. Gjithashtu, pjesëtarët e delegacionit rus mbajtën takime të veçanta me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për mundësitë e pjesëmarrjes së kompanive ruse në zbatimin e projekteve të ndryshme në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë mysafirë nga Rusia vizituan edhe gjimnazin “Asim Vokshi”, të vetmën shkollë nëShqipëri ku jepet gjuha ruse dhe në të cilën zhvillohen kurset e gjuhës ruse të organizuara nga Ambasada e Rusisë me mbështetjen e shoqatës së bashkatdhetarëve dhe fondacionit “Bota Ruse”. Drejtoresha e shkollës znj. Silvana Beqaj tregoi për planet për të shtuar oraret e mësimit të gjuhës ruse dhe sugjeroi rivendosjen e programit për dërgimine nxënësve të gjimnazitnë kurset verore të gjuhës që organizohennë Moskë. Gjatë takimit me studentët e kurseve z.Gerasimov shprehu kënaqësinë për numrin kaq të madh shqiptarësh që kanë dëshirë të studiojnë rusishten, gjë që mund të shërbejë si bazë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?