Bashkia Berat, ndezja e dritave shënon fillimin e aktiviteteve të shumta
Me urimin se ditët që vijnë do jene me te bukura e shpirti i njerëzve plot me dritë, Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj në shoqërinë e fëmijëve të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve dhe te qindra qytetarëve hapi siparin e aktiviteteve te shumta artistike, kulturore,promovuese per festat e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri qe nis me simbolin e festave ” NDEZJEN E DRITAVE ” te pemës së Krishtlindjeve dhe dekorit festiv.
Petrit Sinaj ftoi te gjithë qytetarët te jene prezente ne qender te qytetit, por jo vetem, per te ndjekur nje kalendar te ngjeshur me aktivitete kulturore per te gjitha moshat dhe ti presin sa me gëzueshëm festat.

