Bashkia Elbasan hap thirrjen e dytë për përfshirje në Forumin Vendor për Qeverisjen e Hapur

Bashkia e Elbasanit ka hapur thirrjen e dytë publike për zgjerimin e pjesëmarrjes në Forumin Vendor për Qeverisjen e Hapur, në kuadër të angazhimit të saj në iniciativën ndërkombëtare Open Government Partnership (OGP Local), ku është pjesë që prej vitit 2020.
Kjo nismë synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor dhe komunitetit, duke krijuar një hapësirë të qëndrueshme dialogu dhe bashkëpunimi me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, median dhe grupet e interesit.
Sipas Bashkisë Elbasan, gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë hapash konkretë për rritjen e transparencës institucionale, promovimin e pjesëmarrjes qytetare, zhvillimin e konsultimeve publike dhe përfshirjen e aktorëve lokalë në hartimin dhe monitorimin e politikave vendore.
Në këtë kuadër janë realizuar procesi i bashkë-krijimit të angazhimeve lokale OGP, krijimi i Forumit të Qeverisjes së Hapur, hartimi i rregullores së funksionimit, si dhe përgatitja e Planit të Veprimit dhe Kalendarit Vjetor të aktiviteteve.
Gjithashtu, Bashkia ka bashkëpunuar me organizata lokale, universitete dhe aktorë komunitarë për të forcuar mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies në nivel vendor.
Përmes kësaj thirrjeje, Bashkia Elbasan fton të bëhen pjesë e Forumit organizatat e shoqërisë civile, mediat lokale, aktivistët, grupet komunitare, të rinjtë, përfaqësuesit e komunitetit akademik, ekspertët dhe çdo individ të interesuar për çështjet e qeverisjes së hapur, transparencës dhe integritetit publik.
Pjesëmarrja në Forum synon rritjen e besimit publik, përmirësimin e komunikimit institucional dhe ndërtimin e politikave më gjithëpërfshirëse, në përputhje me standardet europiane të qeverisjes së mirë.
Të interesuarit mund të dërgojnë të dhënat e tyre, fushën e aktivitetit dhe një përshkrim të shkurtër të interesit për t’u bërë pjesë e Forumit në adresën elektronike: koordinatori@elbasani.gov.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?