Flakë te Ministria e Brendshme, RENEA rrethon Kryeministrinë
Aktualitet Lajme E Diel, 18 Tetor 2026 18:46
Flakët e hedhura nga protestuesit kanë prekur edhe Ministrinë e Brendshme, ku është djegur dera dhe një pemë aty. Protestuesit janë tashmë sërish në Bulevard dhe kanë nisur përplasjet me efektivët. Ndërkohë, Policisë së Shtetit i ka ardhur në ndihmë në këto momente edhe RENEA, që ka rrethuar Kryeministrinë.



