Bashkia “stolis” rrugët e qytetit me fotot e 100 gjimnazistëve ekselentë

Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore fotografitë e 100 gjimnazistëve më të mirë. Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, janë vënë fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.

Imazhet e tyre janë shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili thekson se aseti më i madh i qytetit janë njerëzit.

Duke vlerësuar rezultatet e arritura nga ata në mësime, Veliaj shprehet se gjimnazistët ekselentë janë burim frymëzimi për gjithë qytetin, se puna dhe përpjekjet nuk shkojnë dëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aseti më i madh i një qyteti nuk janë rrugët, ndërtesat e makinat, janë njerëzit! Ndaj këtë fundvit kemi “stolisur” Tiranën me 100 gjimnazistët me mesataren 10 për të frymëzuar qytetin se puna e përpjekja nuk shkon kurrë dëm! BRAVO”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?