Bashkia zgjidh problemin e furnizimit me ujë për familjet dhe bizneset në zonën e autostradës

Paralelisht me investimet në qendër, Bashkia e Tiranës po vijon punën për shtrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellës kanalizimeve edhe në periferi.

Pas sinjalizimit për defektin e ndodhur në rrjetin e furnizimit në rrugën “Bylis”, menjëherë specialistët e UKT ndërhynë për stabilizimin e situatës duke bërë të mundur riparimin e defektit.

Përmes kësaj ndërhyrje zgjidhet problem i mjaft familjeve të cilat jetojnë në këtë zonë në banesa private, të ardhura kryesisht pas viteve ’90, dhe në të njëjtën kohë përfitues janë dhe qindra biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar pranë autostradës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke e konsideruar komunikimin me konsumatorët thelbësor në procesin e mirëmbajtjes së rrjetit, Bashkia e Tiranës ka ftuar qytetarët që për çdo parregullsi të sinjalizojnë për të ndërhyrë në kohë reale për zgjidhjen e problemit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?