Bashkim Fino kundër shtimit të buxhetit për Presidencën

Institucioni i Presidencës kërkon rritjen e buxhetit me 12 milionë lekë, shumë kjo që do të përdoret për ndërrimin e sistemit të kamerave, i cili është jashtë funksioni dhe cënon drejtpërdrejt sigurinë e kreut të shtetit.

Në Komisionin e Ligjeve, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2018 për institucionin e Presidencës, sekretari i përgjithshëm, Alqi Bllako, ngriti shqetësimin për amortizimin e sistemit të kamerave në Presidencë, të cilat cënojnë drejtpërdrejt sigurinë e institucionit.

 “Për sa u përket shpenzimeve kapitale, përveç parashikimit sipas tavanit në vlerën 6 milionë lekë, do të kërkonim edhe një shtesë në masën 19 milionë lekë për dy investime. E para, për rinovimin e sistemit të monitorimit me kamera sigurie të institucionit për shkak të amortizimit pothuajse total të këtij sistemi, duke cenuar drejtpërdrejt sigurinë e vetë institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe një fond prej 7 milionë lekësh, për blerjen e dy automjeteve për administratën e institucionit pasi flota e automjeteve është plotësisht e amortizuar dhe operativiteti i institucionit është disi i cunguar. Pra, 12 milionë për sistemin e kamerave dhe 7 milionë për dy automjetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe vetë godina e Presidentit, ndoshta jo tërësisht, por pjesërisht, është e amortizuar pasi nuk është vënë dorë për një kohë të gjatë”, tha Bllako.

Por, relatori i projektbuxhetit të shtetit në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, i kërkoi ministrisë së Financave të plotësohet kërkesa e kreut të Shtetit në lidhje me kamerat e sigurisë, por jo për dy makinat e kërkuara.

 “Për sa i përket investimit prej 19 milionësh, unë gjykoj, më mirë të kemi një sistem IT kamerash të rëndësishme, se sa të kemi makina të mira për punonjësit. Punonjësit le të vijnë në Presidencë me makinat e tyre private, rëndësi ka që Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, makinat e punës që kanë të jenë normale.

Ministria e Financave duhet ta shohë me kujdes të gjithë sistemin e kamerave dhe shpenzimin prej 12 milionësh që ata kërkojnë. Besoj do të gjejmë mundësinë t’ia japim këtë shpenzim godinës së Presidentit. Po të vijmë në këtë përfundim, besoj ngelemi të gjithë të kënaqur. Sepse unë e kuptoj që ju e ngrini stekën lart, që të kapni ndonjë gjë. E thashë për humor këtë”, u shpreh Fino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?