Batuta e gruas për Kryeministrin: Hajde suksese në jetë…

Gjatë takimit sot në Konispol me banorët e zonës, Kryeministri Rama, nuk iu ka shpëtuar batutave. Kreu i qeverisë, tha gjatë fjalës së tij, se Bashkia e Konispolit është një nga bashkitë e para që mbyll përfundimisht problemin e legalizimeve dhe të gjithë ata që kanë ndërtuar do të jenë pronarë. Ai ndërkohë ka shkëmbyer disa batuta me banorët, ndërsa shpërndante certifikatat e pronësisë.

Batutat me banorët:

Rama: Ja, punoi babai, gëzon djali, hajde, ta gëzoni

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali: S’di cte them.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: S’di ca të thuash, po ca të thuash ti se mos bëre ndonjë punë ti, gëzoju pronës që të bëri babai dhe jepi punës.

Rama nje tjeter djali: Mor falendero babain thuaj baba rrofsh (vjen tjetri). Ja ky e ka bërë vetë, ky do flasi ky.

Banori: Faleminderit pac fatin e bardhë.

Rama: Sa kohë kishe që e…

Banori: As e mbaj mend vet, ja kam bërë djalit

Rama: Kujdes nga nusja e djalit.

(Vjen banori tjetër)

Rama: I Vangjel Dules je ti apo i joni?

Banori: Jam i juaji

Rama: Kthehu këtej

Banori: Ju përshëndes juve dhe qeverinë që drejtoni

Rama: Sa kohë kishe?

Banori: Që në 2006

Rama: S’ta bëri Dulja ëë?

Banori: As Dulja, asnjë

Një tjetër banore që mori certifikaten e dhënë nga ministri i Energjisë Damian, Gjiknuri, perdori edhe nje shprehje (jo me ironi), por qe tingelloi çuditshem: Suksese në jetë.

(Një tjetër banor)

Rama: Po shumë ndërtime pa leje ke bërë në Xarrë mo Dhimo, se mirë portokallet i mbillni pa leje po edhe këto…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?