Batutat e Ramës: Jeni në “duart e krimit”, ju me kufje…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me batuta akuzave të opozitës se buxheti i vitit të ardhshëm do shërbejë për pastrimin e parave të krimit. Nga një konferencë të organizuar nga Banka e Shqipërisë, Rama tha me batuta se të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim janë tashmë të kapur nga krimi.

“Ekonomia informale e ka të pamundur të infiltrojë në sistemin bankar. Dje kam dëgjuar diçka që, imagjinata që nuk më mungon s’ma kishte thënë kurrë se mund ta dëgjoja në të gjallë, si një projekt i cili është një dokument që dëshon se buxheti, përmes sistemit bankar, projekti 1 mld për ndërtim, është tashmë në duart e krimit. Tani, ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje, por edhe ata me kufje, madje ata që kanë kufje janë më të dyshuarit”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?