BATUTAT/ Gazetari: Të mbeti Lezha në dorë! Rama: Më sill një kokërr qepë të qaj!
DEBATET dhe BATUTAT
Rakipi: Ti duhet të qash për Lezhën sepse nuk ke asnjë deputet në atë qark.
Rama: Më sill një kokërr qepë të qaj tani..
Rakipi: Por kjo është e vërtetë…
Rama: Ka një rrezik shumë të madh. Rreziku që të bëhemi qesharakë në sytë e botës.
Rakipi: Ti në Lezhë ke 28 mijë vota dhe nuk ke asnjë deputet…
Rama: Unë po përgjigjem për çdo gjë. Nuk po bëjmë garë tani, më lër të flas.
Rakipi: Në Lezhë ti more 28 mijë vota dhe nuk ke deputet. Ty ta mori deputetin e fundit LSI se i kishe me rekorde kriminale ata të tutë.
Rama: Kjo është një farsë. PS votoi bashkë me LSI heqjen e mandatave në kuadër të ligjit të dekriminalizmit.
Rakipi: Ke marrë gra se ato nuk janë të inkriminuara…
Rama: Më vjen keq. Ku e ke faktin që ne caktuam një kandidat.
Rakipi: Ty të mbeti Lezha në dorë.
Rama: Unë si kryetar dhe kryeministër nuk kam vendosur lista me rekorde kriminale.

