BBC reportazh për Shqipërinë: Prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë

BBC ka paralajmëruar një reportazh për Shqipërisë. Në faqen online të BBC duke dhënë një rezyme të artikullit shkruhet se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë.

Sipas BBC ‘ari i gjelbër’ trafikohet jashtë vendit dhe shumë fshatra mbahen me paratë nga kjo tregti.

“Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh në Europë i kanabisit që rritet në fusha të hapura. Kjo industri e paligjshme, e cila mbikëqyret nga grupe kriminale, nisi nga fundi i viteve 1990 dhe është përhapur gjithandej në këtë vend të vogël të Ballkanit. Pjesa më e madhe e “arit të gjelbër” trafikohet jashtë vendit, dhe fshatra të tërë mbahen me paratë që nxirren nga tregtimi”-, thuhet ne reportazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria shqiptare po përpiqet të ndalojë këtë industri, duke asgjësuar miliona bimë dhe duke sekuestruar sasi të mëdha që janë tharë dhe përgatiten për tregtim në zona të fshehta. Me producenten Albana Kasapi, gazetarja Linda Pressly heton bumin e kanabisit të Shqipërisë”, shkruan BBC

Swiss Digital Mobile Reklama

Reportazhi pritet të transmetohet të enjten më 1 dhjetor në Radio 4, ora 11:00 dhe në 5 dhjetor ora 20:30.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?