Belind Këlliçi: S’ka thirrje për dhunë, të shmangen provokimet
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka folur rreth situatës aktuale në vend dhe protestës së opozitës së bashkuar sot në ora 18:00, para Kryeministrisë.
Sipas tij, qeveria Rama nuk po qeveris më, por po i mbijeton skandaleve që e kanë kapluar.
“Për një të ardhme të mirë dhe për një vend normal. Po përpiqemi për një shtet normal. Nuk po krahasoj me qeverinë e PD kur flitej për anëtarim në NATO, për kopshte, shkolla, qindra km rrugë. Qeveria tani ka bërë regres për integrimin në BE, në ekonomi. Holanda kërkon të rikthejë vizat. U kthye në nyjen kryesore të trafikut të drogës dhe Shqipëria u kthye në republikë kanabisi. Sot nuk flasim më qeverinë as për vende pune, as për premtime elektorale, as për të ardhmen e të rinjve. Kjo qeveris nuk po qeversi më. Është në kushtet e ekzistencës nga skandali në skandal. Kjo qeveri nuk po mbulon as territorin. Ky shtet vetëm po i mbijeton skandaleve. Nuk po merremi dot me një skandal se pas dy ditësh del tjetri”, është shprehur Këlliçi në Syri.net, përballë gazetarit Alen Xhelili,
I pyetur për protestën e sotme, që nis pas rreth 2 orësh, kreu i FRPD është shprehur:
“Protesta nis në 18:00. Do jenë funksionarët kryesorë. Kemi bërë thirrje për protestë të qetë, por kemi bërër thirrje që të mos ketë provokime, pasi kemi patur raste dhune nga njerëz që nuk kanë lidhje me protestën. Nuk do të ketë thirrje për dhunë. Nuk kemi dalë për të bërë Bashën kryeministër, por për të garantuar disa rregulla që kur të ketë zgjedhje të mos ketë kontestime”, u shpreh Belind Këlliçi.

