“Bëmë gabim që s’përdhunuam gruan” zbulohen bisedat mes shqiptareve pas grabitjeve që kryenin
Zbulohen detaje të reja nga hetimi mbi ‘bandën e pyjeve’ në Itali, të cilët kryenin grabitje të dhunshme në zonën e Xhenovas. Shqiptarët pjesë e kësaj bande Spartak Cakoni 25 vjeç dhe Arti Ndreka 37 vjeç janë arrestuar në prill të këtij viti, ndërsa policia italiane ka bërë publike bisedën mes tyre në Facebook, pas grabitjes së kryer në 14 prill në një banesë në Serra Ricco në Xhenova.
Në duar mbanin shufra hekuri, ndërsa vetë ishin të maskuar, për të mos u njohur nga viktimat. Ata talleshin me sjelljen e viktimave.
“Ishin si qengja. Nuk flisnin. Ishin të terrorizuar nga frika. Bëmë gabim që nuk përdhunuam gruan. Ajo bashkë me të dashurin nuk do kishin kundërshtuar”- ka shkruar në Facebook kreu i kësaj bande, Arti Ndeka, raportojnë mediat vendase.
Fatmirësisht, gjithçka ishte një bisedë ëndërrimtare mes dy “skifterëve” shqiptarë, të cilët hipotetizonin se çfarë do të ndodhte me viktimat. Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët nuk ishin vetëm hajdutë profesionistë, por mendonin edhe dhunën.
Dy anëtarët e bandës dyshohet se janë autorë të rreth 13 grabitjeve të kryera mes Mignanego, Serra Riço, Bolzaneto e Sampierdarena, zona pyjore në Genova. Për këtë arsye, grupi njihet si ‘banda e pyjeve’.

