Bënë prostitutë një vajzë 16 vjeçe, 3 të rinj në pranga e një në kërkim

Tre të rinj janë vënë në pranga në Lezhë, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një adoleshente. Të rinjtë e arrestuar janë nga Kruja e Lezha, ndërsa policia lokale tha se ka shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçar.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës thanë se pas një pune të mirëfilltë hetimore një ditë më parë janë arrestuar në flagrancë:

Kujtim C., 24 vjeç, banues në Krujë

Swiss Digital Desktop Reklama

Islam K., 26 vjeç , banues në Krujë

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjoke Gj., 26 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e 25-vjeçarit me inicialet F. Gj., banues në Krujë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni të miturën me inicialet XH. K., 16 vjeçe.

Të arrestuarit akuzohen edhe për ‘marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura’, në ngarkim të Kujtim C., e Islam K.

Vepra penale ” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gjoke Gj. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?