Benet Beci dhe Bardh Spahia, beteja për Shkodrën
Eshtë thënë nga të gjithë analistët se surpriza e këtyre zgjedhjeve do të jetë Shkodra.
Prej më se 32 vitesh qeverisur nga e djathta, Shkodra mbetet ajo që shikojmë sot. Këtë herë PS dhe mazhoranca ka kandiduar një prej emrave VIP në botën e administrimit, Benet Becin. Qytetarët nuk duan shumë politikë, por kërkojnë rritje të standartit të jetesës, që nga administrimi dhe drejtimi i bashkisë, gjithnjë në raport sa i zoti je (kryetari i bashkisë) si drejtues të sigurosh para për komunitetin.
Ndaj Shkodra po mendohet!
KRONIKA E TAKIMEVE TE BECIT DHE SPAHISE:
Benet Beci vazhdon fushatën në Shkodër. Ai sot ka postuar foto nga takimet.
Ja se çfarë shkruan Beci:”Në Drisht, Fshat të ri, Kullaj, Dragoç, Mes-Myselim, Milan. Në oborre, lokale, dyqane, shtëpi, me banorët që kanë kaq shumë nevojë me ua dëgju mendimin. Ata flasin mbi çdo gjë që i shqetëson, por kanë edhe idetë e tyre se si gjërat mund e duhet të bëhen më mirë. Bashkia është shtëpia e të gjithëve, e si në një shtëpi që funksionon mirë, mendimet duhen rrahur, idetë duhen çuar përpara, i duhet dhënë dora çdo anëtari, duhet t’i përkushtohesh secilit me të njëjtin kujdes”- përfundon Beci.
Ndërkohë edhe kandidati i Berisha-Meta, kryetari aktual Bardh Spahija ka bërë takime në Shkodër. Bardh Spahia është interesuar për fëmijët me autizëm. Në një aktivitet ku ishte edhe Liri Berisha, kandidati Spahia ka shkruar në facebook në lidhje me këtë problem. Spahia ka postuar këtë shënim: ”Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm”, ishte aktiviteti që na bëri bashkë në Shkodër. Konferenca e organizuar në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët Shqiptar” dhe qendrën “Harmonia” kishte për qëllim prezantimin e problematikave dhe eksperiencave të menaxhimit dhe trajtimit të çrregullimit të spektrit autik. Fatkeqësisht në vendin tonë mungon një infrastrukturë shëndetësore publike e konsoliduar në lidhje me diagnostikimin dhe zhvillimin e terapisë për këta individë. Me dr.Liri Berishën, kryetare e fondacionit dhe drejtuesen e komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi vumë theksin tek rritja e lobimit për të vënë në lëvizje mekanizmat shtetërore që të veprojnë me hapa konkret.Bashkë me mjekët dhe drejtuesit e fondacionit vizituam Qendrën terapeutike “Harmonia” të Bashkisë Shkodër ku aktualisht marrin trajtim intensiv 15 fëmijë. I lumtur që jemi ndër të paktat bashki në vend që ofrojmë këtë shërbim dhe po punojmë për t’i rritur kapacitetet’-shkruan Spahia.
Po botojmë foto nga dy takimet e dy kandidatëve:
Foto nga takimet e Benet Becit