Benet Beci dhe Dritan Agolli inspektojnë Shkodrën për projekte zhvillimi dhe restaurimi

“Albumi i një ditë aktive në terren, nga Prekali në Pulaj.

Kënaqësi e veçantë të ishim me drejtuesin e Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Dritan Agolli dhe kolegë të vjetër e të rinj nga ky institucion dhe Bashkia Shkodër.

Inspektuam punimet e nisura në rrugën Prekal-Kir, segment i rrugës së Dukagjinit, por edhe ecurinë e fasadave të pallateve në qytet.

Diskutuam për linjat e zhvillimit të territorit të bashkisë dhe përkthimin e tyre në projekte konkrete edhe me aktorë të tjerë në qytet. Më pas u kthyem sërish në terren aty ku propozimet e idetë kanë nevojë për mbështetje e mundësi financimi.

Na presin përpara punë e projekte zhvillimi; kemi vullnetin e mbështetjen e duhur për ta çuar Shkodrën aty ku i takon!”- shkruan Benet Beci.

SHKARKO APP