Benet Beci: Fëmijët “gërmojnë” historinë në Muzeun Historik të Shkodrës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një aktivitet të veçantë të zhvilluar në Muzeun Historik të qytetit, ku fëmijët kanë pasur mundësinë të përjetojnë historinë në një mënyrë ndryshe.
Përmes një kombinimi të lojës dhe mësimit, të vegjlit janë angazhuar në aktivitete si gërmimi simbolik, zbulimi i objekteve dhe interpretimi i tyre përmes pikturës. Sipas Becit, kjo nismë synon të afrojë fëmijët me trashëgiminë kulturore dhe të zgjojë kureshtjen e tyre për të kaluarën e qytetit.
Postimi i plotë:
Në Muzeun Historik Shkodër, fëmijët përjetuan historinë ndryshe: duke gërmuar, zbuluar objekte dhe duke i sjellë ato në jetë përmes pikturës.
Një aktivitet që ndërthur edukimin me argëtimin, duke i afruar të vegjlit me trashëgiminë dhe duke nxitur kureshtjen për të kaluarën e qytetit tonë.
#GërmoMësoPikturo #MuzeuHistorikShkodër #TrashëgimiaJonë#trashëgimiajonë
KOHA JONË SONDAZH

