Benet Beci nis fushatën për kryebashkiak në Shkodër

Benet Beci, që dorëzoi mandatin e deputetit të PS që të kandidojë për kryebashkiak në Bashkinë e Shkodrës, ka filluar takimet me njerëzit.

Beci shkruan në profilin e tij në facebook:” Në Shkodër ka shumë punë individuale a grupesh, iniciativa që janë burim i madh energjie, mundësie dhe opsioni për zhvillimin e qytetit. Adriatic Tennis Park është veç një prej tyre. Takimi me Klitin, Sokolin, Gëzimin,Tanin, Oltin e të tjerë pasionantë të sportit më dha kënaqësi në shumë pikëpamje. Qyteti ka plot njerëz me shumë talente, pasione, shumë inovativë e jashtëzakonisht të dedikuar. Ajo që shoh ndërkohë është se institucionalisht nuk jemi në gjendje që këtë energji e përkushtim ta përcjellim në funksion të të gjithë qytetit. Shkodra ka nevojë që t’u jepen mundësi e mbështetje nismave të tilla, ashtu siç ka shumë nevojë të ndërtojë sa më parë hapësira publike për sportin, artin e inovacionin, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”- përfundon statusi i Benet Becit.

Në fakt kjo është e para herë që PS-ja mund të marrë Shkodrën. Kryeministri Rama e synon këtë qytet që të hyjë në histori. Nëse e merr me Becin, shumë fonde nga Tirana dhe projekte nga BE do të mbushin Shkodrën.

Por duhet fituar që të shkojnë fondet!

E gjithë qeveria është angazhuar për Shkodrën, pasi ka dërguar ministren e shtetit Elisa Spiropalin, duke mos harruar se janë në terren edhe deputeti Agron Çela e kryetari i PSD, Tom Doshi.

SHKARKO APP