Benet Beci: Një tjetër korsi biçikletash i shtohet Shkodrës
Shkodra vijon të zgjerojë infrastrukturën për biçikletat. Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ka bërë të ditur nisjen e punimeve në Unazën Lindore për realizimin e një korsie të dedikuar për përdoruesit e biçikletave, duke kompletuar lidhjen e plotë të unazës së qytetit me korsi biçikletash.
Postimi i plotë:
🚲🚲Një tjetër korsi biçikletash po i shtohet Shkodrës!
Ka nisur puna në Unazën Lindore për realizimin e korsisë së dedikuar për përdoruesit e biçikletave, një ndërhyrje që kompleton lidhjen e plotë të unazës së qytetit me korsi biçikletash.
KOHA JONË SONDAZH

