Benet Beci: Shkodra, bashkia e parë me një sistem të tillë inteligjent për mbrojtjen e pyjeve!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë lajmin për një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit: Shkodra bëhet bashkia e parë që pajiset me një sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve dhe monitorimin e pyjeve me dron.

Postimi i plotë:

Shkodra, bashkia e parë me një sistem të tillë inteligjent! 🛰️🌲
Më pak rrezik, më shumë mbrojtje!
Shkodra po pajiset me sistemin inteligjent të zbulimit të zjarreve dhe monitorimit me dron.
Tashmë çdo ndryshim në pyje nga vatrat e zjarrit te dëmtimet nga sëmundjet identifikohet në kohë reale përmes imazheve ajrore dhe të dhënave termike.
Mbrojmë natyrën me teknologjinë e së ardhmes! 🌍✨
Financuar nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit IPA Montenegro–Albania.
#SmartForest #Shkodra #Mjedisi #Inovacion #EU/J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?