Benet Beci: Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025. Mundësi për grante nga BE

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dhënë sot lajmin e mirë nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur qyteti evropian i sportit 2025.

“Ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”, është shprehur Beci.

Pritet që qyteti i Shkodrës të ketë një seri aktivitetesh që do ta shndërrojnë vitin e ardhshëm në një qendër të madhe kampionësh në shumë disiplina sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?