Beqaj: S’jam ministër shëndeti, po ministër sëmundjesh

 

Në kuadër të sensibilizimit të gruas për luftën ndaj kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e celi konferencën e tretë ndërkombëtare mbi këtë ëështje me një shprehje: “Ende nuk e ndjej veten ministër shëndeti, unë jam ministër sëmundje”.

Ndërsa më tej, Beqaj vuri theksin tek rruga drejt një kulture të re të të ushqyerit, vendosshmëria për të luftuar kancerin dhe për ta parandaluar atë me sa mundet.

“Tetori është zgjedhur si një muaj që nxit shoqëritë të bëjnë më shumë përpjekje për tu ndërgjegjësuar për kancerin e gjirit. Sëmundjet tumorale kanë qenë të përcaktuara drejtpërdrejt që në dokumentet e parë të programit të qeverisë në shtator të 2013-ës. U angazhuam të bindur që qasja më e mirë është parandalimi. Për këtë u angazhuam që të bënim më shumë. Në këto dy vjet ende nuk e ndjej veten ministër shëndeti, unë jam ministër sëmundje. Madje besoj se shumë të tjerë vazhdojnë të jenë ministra sëmundjesh, të gjëmojnë pas sëmundjeve. Statistikisht prezantuam çfarë kemi bërë dhe në këto dy vjet rritja është 20 % më shumë. Pyes veten, a mjafton? Nëse nuk e kthejmë në rezultate në shëndet do jemi pjesë e një vorbulle ku politika përfshihet”, – tha gjithashtu ministri.

Dhe sipas tij, nëse nuk përballemi me tre faktorët kyç të riskut: duhani, alkooli dhe obeziviteti, do të vazhdohet të rendet drejt sëmundjes.

“Raporti i OBSH-së 2015 tre deklaron faktorë risku: Duhan, alkool obezivitet. A bëjmë sa duhet për këto? Jo, as ne si ministër Shëndetësie, detyrohemi të rendim pas sëmundjes. Unë besoj se kemi bërë përpjekje efektive për të kufizuar duhanpirjen. Tani duhet të masim a ka rënë duhanpirja në Shqipëri, a është rritur mosha kur fillon për herë të parë? Në qoftë se nuk e ndërtojmë të gjithë qasjen tonë rreth përballjes me këto tre risqe do të vazhdojmë të rendim pas sëmundjes, do të vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë në mjedise me burime të shtrënguara financiare, infrastrukture dhe njerëzore. ndjekur pas 55 vjeç”, theksoi Beqaj.

SHKARKO APP