Berati krenohet me 6 firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë

Në ambientet e Galerisë së Arteve ‘’Edward Lear’’në Berat, me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë, u organizua ekspozita fotografike ‘’Firmëtarët e Pavarësisë’’ me dokumenta dhe foto arkivore të vjetra. Të ekspozuara në 15 panele,materialet prezantuan para publikut, fakte historikë që revokojnë periu dhën e Shpalljes së Pavarësisë dhe figurat e patrioritëve të qytetit të Beratit, të cilët dhanë kontributin e tyre në Pavarësinë e Shqipërisë. Ekspozita u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Berat Petrit Sinaj, në bashkëpunim me Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë.

Dokumentet prezantuan para publikut edhe dorëshkrime të huaja të kohës, në gjuhët origjinale, në të cilat shprehet qëndrimi i Fuqive të Mëdha mbi ngjarjet të cilat përgatitën shtratin e duhur për Shpalljen e Pavarësisë.

Berati krenohet në këtë 104-vjetor me 6 firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë, Bab Dudë Karbunara, Iljaz dhe Sami Vrioni, DhimitërTutulani, Qemal Bej Mullaj, Ferit Vokopola, Hajredin Çakrani dhe Xhelal Koprencka.

Në ceremoni përshendetën të ftuarit GëzimZema, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Berat dhe  Ardit Bido-Drejtori Arkivit Qëndror të Shtetit.

Arkivi Qëndror i Shtetit në partneritet me Bashkinë Berat kanë filluar një bashkëpunim dypalësh për organizimin në Berat të disa ekspozitave me dorëshkrime, foto dhe material të tjera arkivore që gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, tëcilat do t’i prezantohen publikut të qytetit përgjatë viitit të ardhshëm,në data të caktuara historike dhe evente kulturore, duke i shtuar vlerat historiko-kulturore qytetit të Trashëgimisë Botërore.

Një projekt i tillë ambicioz është realizimi i ekspozitës së Kodikëve origjinalë, atë të Purpurt dhe kodikun e Anthemit,  respektivisht shkekulli 6 dhe 9, të cilët tashmë janë pjesë e Memorjes së Botës, në Berat, në qytetin ku paten origjinën e tyre dhe ku u mbajtën të fshehur përgjatë shekujve të historisë.

SHKARKO APP