Berati, ja projekti që do mundësojë qindra vende pune të mirëpaguara
Qyteti i Beratit ofron sot të gjitha arsyet dhe kushtet për të jetuar por edhe për të fituar. Ndërsa foli në studion e ERTV për perspektivën e punësimit ne zone, Ministri Blendi Klosi siguroi se fillimi i procesit te nxjerrjes së naftës nga kompania SHELL në Shpirag, do të sjellë qindra vende të reja pune me paga shumë të larta.
Ky eshte nje investim i madh, tha Klosi, por sot ne Berat eshte rritur tej mase edhe biznesi i agroperpunimit qe kerkon punetore me paga te mira.
Ministri njoftoi se Beratit i jane shtuar 500 deri ne 600 dhoma te reja nga ndertimi i kater hoteleve te reja, duke shenuar nje rritje te ofertes turistike dhe hapjen e vendeve te reja te punes. Keto jane sipas tij, vetem disa nga arsyet qe njerezit kane per te jetuar dhe per te fituar ne Berat.

