Berat/Kryebashkiaku Sinaj: Asnjë rritje taksash për vitin 2017

Berat/Këshilli Bashkiak diskuton për taksat dhe tarifat e vitit 2017

Këshilli Bashkiak në Berat diskutoi në mbledhjen e radhës përpos të tjerash edhe për taksat dhe tarifat vendore në vitin e ardhshëm. Ajo që u vu re kishte të bënte me interesin e këshilltarëve për buxheti e vitit të ardhshëm ku sigurisht vëmendjen kryesore e morën taksat vendore. Këtij interesimi kreu i bashkisë, Sinaj iu përgjigj duke e vënë theksin tek përqendrimi i bashkisë për të mbajtur një premtim elektoral, i cili kish të bënte me këtë zë, kaq të prekshëm për të gjithë qytetarët. Sinaj tha në mbledhjen e Këshillit se asnjë taksë dhe tarife nuk do të rritet vitin e ardhshëm, ato do të ruajnë nivelin aktual, me synim për të shkuar drejt uljes përgjatë këtij mandati. P

aralelisht, Bashkia do të vazhdojë të investojë në sektorët ku preket niveli i jetesës së banorëve, pastrim, gjelbërim, rrugë trotuare, ujësjellesa kanale vaditëse, kulluese etj. Aktualisht qyteti i Beratit është kthyer në një kantier ndërtimi, ku po kryhen punë, të cilat nuk janë parë të realizohen përgjatë një periudhe mbi 50 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu vlen të përmenden pedonalja, aksi rrugor midis dy stadiumeve, kanali nëntokësor që përshkon lagjen 30 vjetori etj,. Krahas tyre, Sinaj në mbledhjen e djeshme theksoi edhe realizimin e mjaft projekteve në njësitë administrative të bashkise së re, projekte që do t’u shërbejnë banorëve të këtyre zonave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?